Pas turit në SHBA, Luizi niset me urgjencë drejt Turqisë. Çfarë do të ndodhë mes tij dhe Kiarës?
Pas turit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luiz Ejlli do të fluturojë drejt Turqisë ku do të bëhet pjesë e programit “Kepi i Vipave”.
Lajmin e bëri me dije autorja e programit Olsa Muhameti në një intervistë ditën e sotme në TCH.
Ajo tha se Luizi do të qëndrojë për dy ditë në resortin ku po qëndron partnerja e tij Kiara Tito që është edhe moderatorja e këtij programi.
https://www.youtube.com/watch?v=QfIY7KgBIz8
Olsa theksoi se Luizi do të jetë pjesë e Kepit ashtu si disa ish banorë të tjerë të cilët do të sqarojnë çështje që kanë mbetur pezull në Big Brother Vip.
“Do të jetë edhe Luizi pjesë e Kepit të Vipave, për dy ditë. Këto do vijnë edhe ngjarje që kanë mbetur pezull që prej kohës së Big Brother. Ka edhe një të ftuar tjetër special që do të vijë të qëndrojë vetëm dy ditë këtu”, tha Olsa.