Fri, Jan 10, 2025

Uzuni kthehet në çeshtje tek Granada, prestigjozja “AS” zbulon prapaskenat, ja “molla e sherrit”

  • PublishedJanuary 10, 2025

Emri i Myrto Uzunit ka qenë ndër më të lakuarit orët e fundit në Spanjë, teksa nga prestigjozja “AS” zbulohen edhe prapaskenat e vërteta, që çuan sulmuesin beratas që të braktisë edhe stërvitjen me klubin e tij Granada.

Ditën e sotme është sërish “AS”, ajo që i ka dedikuar një hapësirë të rëndësishme çështjes “Uzuni” tek Granada. Lideri dhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, tashmë është kthyer në një problem për klubin. Vetë tekniku Fran Escribá i klubit spanjoll, konfirmoi se Uzuni nuk do të jetë në dispozicion të tij për sfidën e kësaj jave, kur Granada do të përballet me Burgos.

“AS”  ka zbuluar edhe prapaskenat, që çuan palët në këtë krisje, ku motivi kryesor, që ka detyruar bomberin kuqezi të braktis seancat stërvitore, duket se është mosdakordësia për një rritje të pagës për Myrton.

Tifozët e Granadas shpresojnë që kjo situatë të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë, por deri në atë moment, skuadra spanjolle duhet të bëjë pa shërbimet e Uzunit, i cili duket tepër i vendosur dhe i palëkundur nga kërkesat e tij financiare drejtuar klubit spanjoll. Në orët në vijim priten të tjera zhvillime, me palët që mund të tentojnë të riulen në bisedime për të gjetur akordin, në të kundërt lamtumira e Uzinit mund të jetë shumë pranë, me ofertat që nuk mungojnë në drejtim të tij, ku më kryesorja është ajo që vjen nga MLS, ku skuadra e Austin është e interesuar për të.

As 1
 
As 2
 


AlbaniaWeb.net