Bundesliga rikthehet me goleadë, Leverkusen thyen Dortmundin në “Signal Iduna Park”
Bajer Leverkusen ka marrë një fitore “të rëndë” në transfertë përballë Borusia Dortmund, duke vazhduar në tentativën për të vënë nën trysni Bajern Munihun kryesues.
Skuadra e Çabi Alonsos ka triumfuar me rezultatin 3-2 në një duel i cili ka qenë i luftuar deri në fund, edhe pse në startin e sfidës dukej krejtësisht ndryshe. Brenda 20 minutave të parë u shënuan 4 gola, me Tella dhe dygolëshin e Shik për miqtë si dhe Gitens i cili tundi rrjetën për vendasit.
Dormtundi u mundua të kthehej në ndeshje dhe ia doli të shkurtonte diferencën në fundin e saj me Girasi. Por vendasit nuk ia dolën që të shënonin një tjetër gol dhe kësisoj dueli u mbyll me fitoren 3-2 të Leverkusenit, që e sheh veten vetëm 1 pikë larg Bajern Mynih./PanoramaSport/