Sat, Jan 11, 2025

Biden bisedon me Zelenskyn, thekson nevojën për të mbështetur Ukrainën/ Presidenti i SHBA: Lufta e Putinit fatkeqësi për Moskën!

  • PublishedJanuary 11, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka zhvilluar në komunikim përmes telefonit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fokus i bisedës ishte lufta Rusi-Ukrainë dhe mbështetja e SHBA-ve për Kievin.

Gjatë bisedës Biden theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Tani është e qartë se lufta e Presidentit (Vladimir) Putin kundër Ukrainës ka qenë një fatkeqësi për Rusinë. Për shkak të guximit dhe vendosmërisë së popullit ukrainas dhe me mbështetjen e SHBA-së, Rusia nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga objektivat e saj strategjikë. në Ukrainë”, shtoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të publikuar dje.

Kujtojmë se mandati i presidenti të SHBA-ve mbaron për pak ditë, pasi më 20 janar presidenti i zgjedhur Donald Trump do të betohet si president i vendit, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e nëntorit.