Balaj një “bekim” për Vllazninë, “bomberi” shkodran kthehet në “makth” për Tiranën
Një “klasike” nuk e humbet kurrë shijen, pavarësisht pozitave ku ndodhen dy ekipet. Tirana nuk udhëtoi drejt Shkodrës në kushte ideal, por “trembi” jo pak kuqebutë teksa kaluan të parët në avantazh me Haxhiun.
Për fat të mirë, Vllaznia ka në dispozicion një “bomber” si Bekim Balaj, me sulmin shkodran që “tërbohet” se herë ka përballë bardheblutë, kështu ndodhi edhe kë herë pasi në fraksionin e dytë, Balaj “rrëmbeu” skenën duke realizuar një “dopietë” golash, dy gola shumë të bukur që përmbysën rezultatin duke i dhuruar Vllaznisë një trepikësh të artë.
Në 3 ndeshje këtë sezon, Balaj i ka realizuar 6 gola Tiranës. Nga 10 gola që ka realizuar këtë sezon, 6 prej tyre Balaj ia ka shënuar vetëm ish ekipit të tij. Falë këtij suksesi, Vllaznia kap Dinamon në kuotën e 34 pikëve.
Shijon në maksimum këtë sukses në klasike trajneri Thomas Brdaric: “Më duhet t’i bëj komplimente djemve, ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit. Ky sukses të shijon. Më behet qejfi edhe për Balaj, nuk kishte shënuar këtë periudhë, por ne kishim besim tek ai”, u shpreh ndër të tjera Brdaric.
Bekim Balaj, protagonisti absolut i këtij takimi vlerësoi fitoren e arritur përballë Tiranës, një skuadër që vijon ti sjell fat. Me 18 pikë në 20 javë, Tirana e sheh veten në vendin e parafundit, por trajneri Magani u shpreh i bindur se ekipi i tij nuk rrezikon të bie një kategori më poshtë.
()