“Matin nivelin e dhimbjes të historisë së jetës”/ Rozana “përplaset” me Amber
Dinamikat e krijuara mes Gjestin në shtëpi shkaktuan një përplasje të fortë mes Rozanës dhe Amberit, ku akuzat dhe tensionet u intensifikuan.
Rozana i hodhi fajin Amberit, duke e akuzuar se po e bullizonte, ndërsa theksoi se në shtëpi po matet vlera e çdo individi dhe se titulli “artiste” i është dhënë nga skena ku ajo ka performuar. Amber, në përgjigje, e akuzoi Rozanën se po ndërhynte në jetën e saj, duke krijuar një atmosferë të tensionuar mes dy banoreve.
Amber: E kam bërë shok tani. Fjalën “mi” e kam përdorur sepse është i vogël.
Rozana: E ka përdorur dhe për mua. Unë vogël jam?
Amber: Po ngaqë mbrojte Gjestin, të bëra dhe ty “mi”.
Rozana: Këtu bullizohet hapur. Na matin nivelin e dhimbjes të historisë së jetës, çfarë kemi bërë në jetë, sa vlejmë dhe pse jemi këtu. Por çdokush ruan imazhin në vete.
Amber: Ti je marrë me jetën time. Më ke thënë që unë kam prerë vetëm flokë. Mundohesh të mohosh atë që thua.
Rozana: Ta mohojnë 100 kamera në shtëpi. Fjalën artiste m’a kanë dhënë skenat ku performoj jashtë.
Amber: Ti ishe ajo që the çfarë bëj unë këtu.
Rozana: E kisha për lojën. Vazhdo dhe merru, me fjalorin tënd, jam këtu për të dëgjuar ku do arrish.