Sun, Jan 12, 2025

Coincecao i zhgënjyer pas barazimit ndaj Cagliarit: Prisja më tepër, pjesa e parë më e dobët që kur jam trajner

  • PublishedJanuary 12, 2025

Euforia e Superkupës së fituar mori fund në mënyrën më të keqe të mundshme për Milanin që u kthye në realitet në kampionat ku rrezikon të bëhet një skuadër mesi tabele. Barazimi ndaj Kaljarit që lufton për mbijetesë ktheu në realitet edhe trajnerin Serxho Konseisao, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas rezultatit 1-1 në “San Siro”.

“Prisja shumë, shumë më tepër, në të gjitha nivelet”, pranoi ai i zhgënjyer para mikrofonave të “Sky Sport. “Që kur jam qenë trajner, pra 13 vjet, nëse krahasoj cilësinë e këtij grupi me atë që pashë në fushë, ishte pjesa e parë më e dobët që kam parë ndonjëherë. Pjesa e dytë ishte më e mirë. E kuptoj që strategjia e kundërshtarit është të hidhet në tokë në Itali, por arbitri duhet të japë më shumë se pesë minuta shtesë. Nuk është justifikim, secili prej nesh duhet të kishte bërë më shumë, por duhet t’i them disa gjëra sepse i ndjej “, vijoi ai.

“Sulmuesit e mi nuk janë egoistë dhe mua më pëlqen kjo. Ndonjëherë ata duhet të jenë më të thjeshtë, gjithmonë duket sikur duhet të bëjnë prekjen magjike. Futbolli është i thjeshtë.

Ne bëmë gjithçka ashtu siç e përgatitëm. Na mungonte pak gjerësia dhe kur e kishim ishim shumë të qetë. Problemet ishin mendore dhe fizike. Disa momente nuk më pëlqyen. Unë jam ai që duhet të dal nga kjo situatë, së bashku me ta. Nëse bëhemi më kërkues jashtë lojës, duhet të jemi edhe brenda saj”, tha Konseisao pas ndeshjes


AlbaniaWeb.net