Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 20-të
Java e 20-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme. Këtë javë triumfuan Vllaznia, Egnatia, AF Elbasani dhe Bylis, ndërsa vetëm një ndeshje u mbyll në barazim.
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 20-të.
Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Aron Jukaj i ekipit të Vllaznisë. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Alex Peralta (Bylis), Aurel Marku (Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Abdurraman Fangaj (Egnatia).
Tre mesfushorët më të dalluar të javës janë: Mario Rabiu (Skënderbeu), Gjelbrim Taipi (Partizani), Arsen Kasa (AF Elbasani).
Në majën e sulmit qëndron këtë javë golashënuesi i “Abissnet Superiore”, Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa krahët përbëhen nga Arsen Lleshi (AF Elbasani) dhe Redi Kasa (Egnatia).
Trajneri i javës është përzgjedhur Nevil Dede.