Sun, Jan 12, 2025

Lajmi për arrestimin e djalit të Valbona Selimllarit, reagon Gloria Meshi

  • PublishedJanuary 12, 2025

Mëngjesin e sotëm qarkulloi lajmii se djali i Valbona Selimllarit është vendosur në pranga nga policia. Deni është i dashuri i ish-konkurrentes së “Ferma VIP”, Gloria Meshit.

Kjo e fundit ka reaguar me një postim në InstaStory duke thënë se është lajm i rremë.

Reagimi i Glorias:

Përgënjeshtrim
Në një kohë kur media duhet të jetë shembull i së vërtetës, disa portale zgjedhin të shpifin për klikime dhe përfitime financiare. Publikimi i lajmeve të rreme dhe të pabazuara është një akt i ulët dhe i pamoralshëm që synon dëmtimin e reputacionit të njerëzve. Këto shpifje nuk janë asgjë tjetër veçse tentativë për gjobëvënie dhe sensacione të pavërteta. I ftoj të gjithë të mos bien pre e këtyre portaleve dhe të qëndrojnë në mbrojtje të së vërtetës. E vërteta gjithmonë triumfon mbi shpifjet!