SPAK nxorri të pafajshëm Olsi Ramën, kryeministri paralajmëron padi për kallëzim të rremë ndaj Bardhit: Babale e dytë! Avokatët do punojnë për…
Kryeministri Edi Rama, pas përfundimeve të SPAK-ut se i vëllai, Olsi Rama, nuk është i implikuar në çështjen “Xibraka”, ka paralajmëruar ngritjen e një padie ndaj Gazment Bardhit, me akuzën e kallëzimit të rreme.
Të gjithë situatën, Rama e cilësoi si një “Babale të dytë”, referuar kështu rastit të demokratit Ervin Salianji.
Sipas Ramës, tani që u krye hetimi dhe rezultoi se kallëzimi ishte i rremë, avokatët po punojnë për një proces gjyqësor.
“Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë”, tha Rama.