Sun, Jan 12, 2025

Ndërtimi i Unazës së Re, Berisha: Lubi moti 16% të buxhetit! Ndau 13 km rrugë në 14 kontrata për të vjedhur

  • PublishedJanuary 12, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon zv.kryeministren, njëherazi dhe  ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se ka marrë më shumë fonde nga buxheti se cdo sektor tjetër.

Nga mbledhja e demokratëve në Lezhë, Berisha tha se ndërtimi i Unazës së Re, me gjatësi prej 13 kilometra rrugë, u nda nga Balluku në 14 kontrata, në mënyrë për të vjedhur.

Ai tha se po ndërtohen rrugë me 10-12 herë me çmime më të larta sesa ndërtohen në vendet e Bashkimit Evropian.

“Lubi loti ka marrë këtë vit 16 % të buxhetit, arsimi ka marrë 2.45% të buxhetit, shëndetësia ka marrë 2.63% të buxhetit. Kurse ajo që ndan 13 km rrugë unazën e re në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë dhe ndërtojnë rrugë me çmim 10-12 herë më të lartë sesa çmimet në Kroaci dhe vendet e tjera të BE”, tha Berisha.

Po ashtu ai u shpreh se ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen e PD, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar, sepse opozita sipas tij është e bashkuar.