Juventus sfidon Atalantën, bardhezinjtë pa sulmuesin në Bergamo
Dusan Vlahovic nuk do të jetë në dispozicion të Thiago Motta-s për ndeshjen e nesërme që Juventus luan kundër Atalantës.
Sulmuesi serb nuk i ka kaluar problemet fizike dhe pas një testi të bërë, është vendosur që të pushojë.
Pra, asnjë rikuperim në horizont për “Zonjën e Vjetër”, të cilët nuk do të kenë as Conceicaon. Krahasuar me derbin, vetëm Locatelli do të kthehet nga skualifikimi. Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku Motta i ka idetë e qarta për 11-shen titullarë, me Nico Gonzalez që vepron si qendërsulmues.
(J.S/)