VIDEO/ Paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (15 Janar).
Në pamjet shihet momenti teksa ai futet i vetëm në ambientet e SPAK, ndërsa nuk bëri asnjë koment për gazetarët.
I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.
Më pas, kryebashkiaku iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme.
Kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët për një kallëzim.
Isai dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.