Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore, Rama: Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia u bashkuan në një aleancë strategjike
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, u nënshkrua marrëveshja Shqipëri – Emiratet Arabe – Itali, për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri.
“Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme / Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri”, shkruan kryeministri.