Wed, Jan 15, 2025

Momenti që i ndryshoi jetën, Majk flet për raportin me djalin

  • PublishedJanuary 15, 2025

Momenti që i ndryshoi jetën, Majk flet për raportin me djalin

Reperi Majk ka ndarë me publikun një moment të rëndësishëm të jetës së tij, duke treguar se lindja e djalit të tij, Roanit, shënoi kthesën më të madhe në jetën e tij. Në një intervistë për “The Elite Way” në ATV, ai ka shpjeguar se si ardhja në jetë e vogëlushit ka pasur një ndikim të thellë në çdo aspekt të jetës së tij.

Majk theksoi raportin e ngushtë që ka krijuar me Roanin dhe emocionet që ka përjetuar që nga momenti i lindjes së tij. Ai gjithashtu ka shprehur se mundësia që në të ardhmen, Roani të ndjekë rrugën e babait në muzikë është shumë e mundshme, duke lënë të kuptohet se do të mbështesë çdo hap të vogëlushit në ndjekjen e pasionit të tij.

Majk: Jo veç në muzikë, por më ka bërë të kujdesshëm në çdo aspekt të jetës. Jo veç në muziikë, jo veç kur bëj një tekst, në çdo paraqitje.

-Çfarë raporti ke me djalin?

Majk: Shumë të mirë, shumë të ngushtë, si babë e djalë.

-Ka shprehur ndonjë dëshirë që ai të fillojë t’i përkushtohet muzikës apo është ende herët?

Majk: Ndonjëherë bën ca llastime të vogla, shkon në gardërobë, më merr rrobat dhe veç kur vjen më surprizon me rrobat e mia, syze dhe janë pjesë shumë gazmore që më bëjnë ta dua edhe më shumë kur e shoh.