Lojtari shqiptar lë Leccen, nënshkruan me klubin tjetër italian
Dario Daka është zyrtarisht një lojtar i Trapanit në Serinë C. Sulmuesi shqiptar u largua nga Leçe ku po jepte kontributin e tij te të rinjtë, ndërsa ishte në stol për ekipin e parë në ndeshjen e fundit.
Daka është pjesë e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë. Sulmuesi 20-vjeçar kështu do të ketë më tepër mundësi për të treguar vlerat e tij në Itali.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe falënderoj klubin për besimin. E zgjodha Trapanin me kënaqësi sepse është një projekt i rëndësishëm dhe ambiciet e klubit janë si të miat. Jam një person që jep gjithçka për skuadrën”, u shpreh Daka në prezantimin te klubi italian.
Skuadra e Trapanit aktualisht mban vendin e 10 në kampionat. Në total janë 20 skuadra që garojnë. Portieri Enis Ujkaj, është po ashtu pjesë e këtij ekipi.