Wed, Jan 15, 2025

Zarf brenda ‘BBVA4’! Vëllai i Madh i vë banorët përballë një sfide

  • PublishedJanuary 15, 2025

Zarf brenda ‘BBVA4’! Vëllai i Madh i vë banorët përballë një sfide

Ditën e sotme, në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ ka hyrë një zarf i bardhë. Të gjithë banorët kanë mësuar sfidën që do të përballen për të fituar buxhetin e javës. Sfida e tyre është që të gjejnë sa më shumë gjëegjëza pasi nga numri i përgjigjeve varet edhe buxheti për javën.

Gjithashtu thuhet se banori që gjen më shumë përgjigje të sakta të këtyre gjëegjëzave, do të fitojë një shpërblim.

“Banorë, Vëllai i Madh iu vendos përpara një sfide. Sa herë të dëgjoni alarmin duhet të vraponi për në living dhe të shini monitorin, në të cilin do të shfaqet një gjëegjëze. Banori që mendon se di përgjigjen e saktë duhet të vrapojë në oborr, të shtypë butonin dhe të japë përgjigjen. Vëllai i Madh do t’iu njoftojë nëse përgjigja është e saktë apo e gabuar. Nëse përgjigja është e gabuar mund të përgjigjet një banor tjetër. Banori tjetër mund të përgjigjet vetëm pasi ka shtypur butonin për veten e vet. Çdo përgjigje vjen pas një shtypje butoni. Numri i përgjigjeve të sakta do të tregojë edhe përqindjen e buxhetit për këtë javë. Gjithashtu banori që gjen më shumë gjëegjëza do fitojë një shpërblim”, thuhet në zarfin e bardhë.