Edhe Gerti ka qenë pre e abuzimit seksual gjatë fëmijërisë?
Banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Gerti ka hapur zemrën dhe ka ndarë një ngjarje të dhimbshme nga fëmijëria e tij, e cila ka pasur një ndikim të thellë në jetën e tij.
Kjo ka ndodhur pas një debati që ata kishin lidhur me një deklaratë të Bernardit, i cili tha se “në lagjen time nuk ka burra” për shkak të një momenti traumatik të jetës së tij, i ndodhur gjatë fëmijërisë.
Për të kuptuar më mirë dhe për të gjetur një terren të përbashkët, Gerti ka vendosur të ndajë një përvojë shumë të rëndësishme që ai ka kaluar në të kaluarën. Ai shprehu se kur ishte fëmijë, kishte një ngjarje të ngjashme që i ka shënuar thellë jetën.
Gerti rrëfeu se kishte shkuar për t’u larë në liqenin artificial, kur “një xhaxhi”, doli dhe tentoi të bënte veprime jo të hijshme ndaj tij, pra tentoi të abuzonte seksualisht me të.
I shqetësuar dhe i frikësuar, Gerti kishte marrë një gur dhe ka tentuar ta godasë atë njeri për të shpëtuar nga situata e rrezikshme.