Wed, Jan 15, 2025

Momente romantike mes Gjestit dhe Eglit, banori: E shoh që do të më puthësh

  • PublishedJanuary 15, 2025

Momente romantike mes Gjestit dhe Eglit, banori: E shoh që do të më puthësh

Ditën e sotme, teksa ndodheshin te dhoma e gjumit, Gjesti e ka ngacmuar Eglin duke i thënë ‘a puthemi’. Pasi banorja e refuzoi, ai i thoshte: “Nuk ke shan ti buzët e mia t’i shijosh”, duke shkaktuar të qeshura.

Por kur ai thotë: “Unë duke dashur me u puth, me u kënaq, ti je duke bërë filma”, Egli Kthehet dhe e shikon dhe ia bën me shenjë që të mos flasë më.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Nuk ke shans ti buzët e mija t’i shijosh
Egli: Na lër të flemë

Gjesti: A dëgjove?
Egli: Po të dëgjova

Gjesti: Nuk kam me
Egli: Aman mos ma jep
Gjesti: As të rrish me mua
Egli: Mirë, mirë, të lutem mos ma jep
Gjesti: E kreve ti prej këtij momenti. Unë duke dashur me u puth, me u kënaq, ti je duke bërë filma

Egli në këto momente çohet dhe e shikon dhe ia bën me shenjë që të mos flasë më.

“A po të vjen marre? S’ka marre se unë e shoh që do të më puthesh”, i kthehet Gjesti.