Cardi B shpërthen në akuza ndaj Offset: Ti dhe nëna jote më vodhët
Mes Cardi B dhe Offset ka shpërthyer zënka e radhës. Gjatë një transmetimi në X Space, 32-vjeçarja ka akuzuar ish-bashëshortin e saj dhe nënën e tij, Latabia Woodward se e kanë vjedhur.
“S’do të të dëgjoj pasi ti dhe nëna jote më vodhët. Po, ti dhe nëna jote më vodhët. Të thashë boll luajte me mua”.
Ajo shprehet se reperi nuk u bleu asnjë dhuratë Krishtlindjesh fëmijëve të tyre edhe pse është raportuar se ai ka bërë dhurata për fëmijët e tjerë.
“Dje e telefonove vajzën tënde për herë të parë për këtë vit. Të sapolindurën. Ti i do kaq shumë fëmijët e tu dhe s’u bleve asgjë për Krishtlindjje. Por erdhe në Nju-Jork që t’u bleje dhurata fëmijëve të tu të tjerë”.
Më pas shton: “Por nuk u bleve asgjë fëmijëve të mi me qëllimin që të më acaroje. Ne ishim në rregull. S’po ndodhte asgjë mes nesh, por ishim në rregull. Boll luajte me mua”.
Cardi deklaroi se “s’mund as të shijonte fitoret e veta sepse ndihej sikur ai po kalonte disa vështirësi”. “Dhe kjo është gjëja më e sinqertë që dikush mund të bëjë për ty. Dikur lutesha për këtë njeri përpara se të lutesha për veten. Dhe ai i poshtri kishte guximin të thoshte se po ‘garoja’ me të”.
Reperja kërkoi divorcin për herë të dytë pas 7 vitesh martesë. Më pas, ajo deklaroi se ishte në pritje të fëmijës së tyre të tretë që erdhi në jetë më 7 shtator.