Dramë e vërtetë, Broja mungon 10-12 javë, Moyes: Mund të rikthehet te Chelsea
Nuk ka fund drama për Armando Brojën. Pikërisht atëherë kur të gjithë shpresonin se “bomberi” kuqezi ishte rikthyer në nivele të larta, ishte rikthyer të luante si titullar, dy dëmtime të njëpasnjëshme e detyrojnë të “parkojë” sërish në infermieri. Ishte e qartë se këtë herë bëhej fjalë për një dëmtim serioz, pasi Broja doli nga fusha me barelë, por stafi mjekësor i Everton priste fillimisht që t’i ulej ënjtja në kavilje për t’iu nënshtruar një skaneri të dytë. Për fat të keq, analizat e skanerit nuk ishin shumë pozitive, fakt që e konfirmoi edhe trajneri Devid Moyes në konferencë për shtyp:
“Armando Broja do të mungojë diku te 10-12 javë, është dëmtim i kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë gjasa që ai të rikthehet prapë te Çelsi dhe huazimi të mbyllet këtu”.
Kjo deklaratë e Moyes vjen si një “bombë” e vërtetë pasi në këto kushte praktikisht Broja mbyll sezonin. Kjo është një goditje shumë e rëndë për Brojën, por dhe për ekipin përfaqësues, pasi trajneri Sylvinho duhet të bëjë llogaritë pa të në dy sfidat e muajit mars, por prezenca e tij është në dyshim të fortë edhe për takimet e qershorit, sfidën kundër Serbisë, pasi nëse rikthehet te Chelsea, është thuajse e pamundur që Broja të bëhet pjesë e ekipit pasi në verë ishte trajneri Marseca ai i cili e nxori në shitje sulmuesin shqiptar duke konfirmuar se nuk bën pjesë në planet e tij.
()