Derbi i Londrës shkon për Arsenal, “Topçinjtë” përmbysin Tottenham dhe rihapin garën për titull
Derbi i veriut të Londrës shkon për Arsenal. “Topçinjtë: e udhëhequr nga Mikel Arteta i’a dolën të fitonin ndaj rivalit të kryqyetetit Tottenham Hotsup. Vendasit përmbysën golin e gjelava, që në fraksionin e parë, duke triumfuar me rezultatin 2-1.
Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që i’u afruan golit dy herë, por Raya u tregua i saktë për Arsenal. Gjithsesi goli nuk do të vononte për të besuarit e teknikut Posteconglu. Një topi i larguar jo si duhet nga mbrojtja e Arseanl, shkon në këmbët e koreanit Son, që me një goditje fluturimthi, gjen rrjetën, për golin e avantazhit.
Reagimi i “topçinjeve” ishte i menjëhershëm, teksa ishte Gabriel, që përfitoi duke goditur saktë me kokë, në shtyllën e dytë, me topin që devijohet edhe nga Solanke. Por Arsenal nuk kënaqet me kaq, 4 minuta më pas do të ishte belgu Trossard, që me një goditje të fortë diagonale me të majtën nga brenda zonës mposht portierin e miqve për herë të dytë. Në pjesën e dytë Havertz për vendasit dhe Porro duke goditur shtyllën për Tottenham, ishin dy shanset më të mira, megjithatë asgjë nuk ndryshoi, përfundimisht Arsenal i’a del të ruajë rezultatin dhe të rikthehet tek fitorja, pas disfatave në Carabao dhe në FA Cup.
Arsenal është aty, ata shpresojnë akoma tek titulli, shkruajnë ditën e sotme, tabloidët më të njohur britanikë, duke komentuar kështu fitoren e skuadrës së Artetës në derbin e Londrës veriore.
Falë kësaj fitoreje, Arsenal ngjitet në vendin e dytë, teksa parakalon Nottingham, në kuotën e 43 pikëve. Tanimë diferenca është vetëm 4 pikë, nga kryesuesit e Liverpool, me këta fundit që duhet të luajnë edhe një ndeshje më shumë. Gara në Premier League është më e hapur se sa kurrë.