Thu, Jan 16, 2025

“U habitëm që nuk erdhi në varrim”- Fqinji i vrau të atin me çekiç, djali i Xhemal Metës: Autorin e kishim mik, e dinte që babai kishte para

  • PublishedJanuary 16, 2025

“U habitëm që nuk erdhi në varrim”- Fqinji i vrau të atin me çekiç, djali i Xhemal Metës: Autorin e kishim mik, e dinte që babai kishte para

Djali i Xhemal Metës, 81-vjeçarit që u vra me çekiç nga fqinji i tij Isuf Hasa, ka rrëfyer se viktima dhe autori takoheshin çdo ditë bashkë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai rrëfeu se nisën dyshimet tek 64-vjeçari pasi nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të viktimës.

Djali i Xhemal Metës theksoi se Isuf Hasa e dinte që babai i tij kishte para dhe se i kishte marrë një shumë prej 200 mijë lekë.

“Autori e dinte që babai kishte para, takoheshin çdo ditë të dy. Isuf Hasa i ka marrë mbi 200 mijë lekë, e kishim mik.

Ai nuk mori pjesë në ceremoninë mortore. Dyshuam tek ai, kur nuk erdhi në mort u habitëm. Familjarët e autorit nuk kanë kontaktuar me ne”, tha djali i viktimës.

Xhemal Meta u vra me çekiç mëngjesin e 13 Janarit, por ngjarja u zbardh dy ditë më vonë ku u vendos në pranga edhe autori i dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta.

Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i posacëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Grupi i posacëm hetimor i përbërë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe Specialistët e Departamentit te Policisë Kriminale nën drejtimin profesional të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshme Tiranë, kanë kryer një sërë veprimet profesionale hetimore nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit.

Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen .

Në fazë operacionale janë përfshirë Specialistet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, Komisariatit të Policisë nr.7, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalim