Nga i vjen kjo siguri? Drenusha: Unë do të fitoj ‘Big Brother VIP Kosova 3’
Mbrëmjen e djeshme, u mbajt darka e gjysmëfinalistëve në Big Brother VIP Kosova 3, ku pyetjet ishin anonime të bëra nga njëri-tjetri.
“Drenusha a beson se mund ta fitosh Big-un?”, ishte pyetja e parë drejtuar banores.
Ajo tha se po të mos e besonte një gjë të tillë ajo nuk do ishte fare brenda shtëpisë së BBVK3, teksa u shpreh e bindur se mund ta fitojë.
“Unë mos me pas besu nuk do të kisha qenë hiç në Big Brother e as deri më sot këtu deri ku kam arritë, besoj që secili ka besim në vete, dikush më shumë e dikush më pak. Unë me arritjet e mija që i kam bërë në Big Brother jam shumë e lumtur,sidoqoftë, dëshira dhe a mendoj normal që gjithmonë kanë qenë me mua të fitoj Big Brother-in”, u përgjigj Drenusha.