Fri, Jan 17, 2025

Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur atë vajzë

  • PublishedJanuary 17, 2025

Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur atë vajzë

Debatet ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë qenë të ashpra. Një sherr ka ndodhur mes Gjestit dhe Xumit, ku ky i fundit i përmendi këngëtarit lidhjen që ai ka patur me Xheneten në Big Brother Vip Kosova.

“Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, ka thënë Xumi, të cilit Gjesti i është kthyer: “Edhe unë ta mora ty Eglin”. Lidhur me këtë deklaratë të këngëtarit, banorja ka vendosur që të mos reagojë në sy të banorëve të tjerë, në mënyrë që askush mos t’a përdorë kundër tyre.

Nga ana tjetër, Gjesti i ka kërkuar menjëherë falje Eglit, madje i ka folur hapur edhe për lidhjen e mëparshme.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: As unë se kam të lehtë

Egli: Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Për herë të parë në këtë shtëpi kam edhe hallin tim, të atyre që kam në shtëpi dhe të gjithkujt. Varja se lojë është, ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im

Gjesti: Egli po të them nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë.

Egli: Do kalojë

Gjesti: Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me familje, me krejt, e me lidhje se me vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova.