Aplikime në formim profesional dhe regjistrimi si punëdhënës, Rama: Hapen 5000 vende të reja pune në platformën kombëtare
Kryeministri Edi Rama njofton hapjen e 5000 vendeve të lira pune në platformën kombëtare të punësimit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se qytetarët mund të njihen në website e Platformës Kombëtare të Punësimit me vendet e lira të punës, si edhe të aplikojnë.
Gjithashtu mund të regjistrohen në kurs formimi profesional, si edhe si punëdhënës duke publikuar vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.
Postimi i plotë:
5000 VENDE PUNE në Platformën Kombëtare të Punësimit www.puna.gov.al
✅Njihu me vendet e lira të punës çdo muaj dhe apliko
www.puna.gov.al
✅ Regjistrohu në kurs formimi profesional ️
www.puna.gov.al
✅ Regjistrohu si punëdhënës dhe publiko vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur ëëë.puna.gov.al
#KrenarpërShqipërinë❤️
#VetëmPërpara➡️
#SHQIPËRIA2030⭐️