Endrick “shpëton” Real-in në shtesë, Ancelotti: I mirëkuptoj vërshëllimat e tifozëve
Real Madrid vuan, por në fund kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Celta Vigon me rezultatin 5-2 vetëm pas kohes shtese ku shenuan 3 gola.
Los Blancos e filluan ndeshjen me dominim, duke krijuar raste të mira për gol. Goli i parë i tyre erdhi në minutën e 37-të, kur Kylian Mbappe depërtoi në zonë dhe me një diagonale të bukur me të majtën mposhti portierin kundërshtar, për goli e avantazhit. Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për mbretërorët, pasi Vinicius Junior që u asistua nga Brahim Diaz shënoi për 2-0 në minutën e 48-të. Madrilenët lëshuan më pas disa shanse të sigurta për gol, duke vënë në rrezik triumfin e tyre. Arda Guler ishte i pafat në minutën e 77-të, pasi VAR-i e anuloi golin e tij.
Por Celtiva Vigo ende se kishte thënë fjalën e fundit, teksa gjen dy herë rrjetën brenda 8 minutash lojë. Në minutën e 83-të, Celta Vigo vuri nën ethe Real Madridin, pasi ngushtuan diferencën, me anë të Jonathan Bambas. Ndërkohë që në minutën e 90 madrilenët shkaktojnë një 11 metërsh, aty ku Marcos Alonso nuk fali duke barazuar 2-2 e duke e çuar takimin në kohën shtesë.
Në kohën shtesë, për të besuarit e Carlo Ancelotti do të dilte në skenë talenti brazilian Endrick. Ai fillimisht realizon në minutën e 108, duke i dhënë avantazhin madrilenëve. Skuadra mike ndëshkohet edhe psikologjikisht nga goli dhe vetëm 4 minuta më pas pëson edhe golin e 4. Një silurë nga jashtë zonës e Valverdes, ndalet në trekëndësh, duke siguruar kualifikimin për “Los Blancos”. Në fund do të kishte festë sërish për djaloshin brazilian Endrick që me finte brenda zonës realizon edhe golin e 5, duke qenë kështu protagonist i padiskutueshëm për madrilenët e duke i dhënë kualifikimin skuadrës për në fazën çerekfinale.
Frymëmarrje për Realin pas disfatës në Superkupë ndaj Barcelonës si dhe për teknikun Ançelotti që e komentoi kështu suksesin e të tijëve:
“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe e merituam kualifikimin. Duhet ta kishim menaxhuar më mirë ndeshjen pas rezultatit 2-0. Endrick është një futbollist me shumë kaulitet. Më bëhet qejfi për të. Vërshëllimat e tifozëve? I mirëkuptoj janë një zile alarmi që na shërben për t’u zgjuar pas figurës së keqe që bëmë ndaj Barcelonës. Më pas gjatë ndeshjes ata u treguan shumë suportues ndaj skuadrës dhe na mbështetën deri në fund. Dua t’i falënderoj”.