Largimi i tij dhe Arbana Osmanit nga televizioni, Eduart Grishaj: Jemi në pauzë
Eduart Grishaj ishte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania dhe ka folur mbi projektin e tij të filmit “Pasaporta”. I pyetur në lidhje me largimin nga ekrani të tij dhe të Arbanës, ai tha se shkëputja nga projektet televizive për ta ishte diçka për të cilën e ndjenin të nevojshme ta bënin pa u ndikuar nga askush.
“Kemi menduar të bëjmë pak pauzë. Pas shumë viteve që punojmë në televizion e shohim që ka ardhur momenti që të bëjmë diçka të vogël por tonën, për qefin dhe dëshirën ashtu siç ne e mendojmë, siç është filmi “Pasaporta” i cili do të vijojë edhe në një sezon tjetër mbas një shkëputje të shkurtët të tij’– tha ai.