Oklahoma dominon mbi Cleveland, në duelin mes dy kryesuesëve në NBA
Skuadra e Oklahoma fitoi 134-114 ndaj Cleveland në përballjen mes dy ekipeve më të mira këtë sezon në NBA. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku diferenca u bë që në dy periodat e para me vendasit që morrën një shkëputje të konsiderueshme në +26 pikë, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 75-49. Alexander Shai ishte i papërmbajtshëm në fushë, autor i 40 pikëve. Pas tij Dort me 22 pikë dhe Williamsh me 19 ishin lojtarët më të dalluar në parket.Ndërkohë tek Cavaliers Garland ishte më i dalluari me 20 pikë, ndërsa zhgënjeu Mitchell, që nuk ishte në mbrëmjen e tij, pasi realizoi vetëm 8 pikë.Tashmë të dyja ekipet kanë të njëjtin numër fitoresh e humbjesh (34/6).
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Phoenix, që mundi 130-123 Washington, ndeshje ku shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve. ai u mbështet edhe nga Durant me 23 pikë.
Indiana, falë 54 pikëve të dyshes Siakam-Turner, mundi 111-100 Detroit në fushën e këtij të fundit.
Një paraqitje të mirë bëri skuadra e Clippers, që mundi 118-98 Portland. Vendimtar stoli i ekipit kalifornian, nga ku erdhën 46 pikë.
Një ndeshje të mirë bëri ekipi i Sacramento, që në shtëpi mundi 132-127 HoustonDeRozan me 33 pikë ishte lider për Kings, më i miri në fushë.