“Pushteti i parasë është deformues”- Ish-ministri Malaj: Ja momenti kur demokracia amerikane ka filluar të ndryshojë
Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, ka deklaruar se demokracia e SHBA ndryshoi kur u ndryshua sistemi i financimit të partive politike.
Malaj tha në emisionin ‘Log.’ në News24 se, kjo solli kufizime të mëdha për kompanitë dhe pengonte hyrjen e fondeve nga kompanitë e huaja në financimin e partive politike.
Referuar deklaratave të presidentit amerikan në largim Biden, se oligarkia e SHBA po kërcënon demokracinë, ish-ministri e pohon duke thënë se “pushteti i parasë është deformues”.
Malaj: Shqetësimi që ka ngritur Biden nuk është i parë. Amerika ndryshoi sistemin e financimit të partive politike ku kishte kufizime të mëdha për kompanitë dhe pengonte hyrjen e fondeve nga kompanitë e huaja në financimin e partive politike, çka sipas presidentit Carter, ishte momenti kur demokracia amerikane do të fillonte të ndryshonte sepse nuk do të realizohej dot ai qëllimi për ta mbajtur në ekuilibër, sepse pushteti i parasë është deformues.
A ka oligarkë? Po ka oligarkë dhe shprehja oligarkë ka nisur pas shpërbërjes së Ish-Bashkimit Sovjetik për rata që u pasuruan me ndihmën e shtetit, jo me aftësitë e tyre. Në këtë rast, nëse format kryesore, e përqendruar në pak duar dhe pasuria e krijuar duhej të ishte më e drejtë në shpërndarje, ka arritur që 8 miliarderë të kenë pasuri sa 3.5 miliardë njerëz në botë, patjetër që ka krijuar shqetësim në koncentrimin e pasurisë.
Kështu që në këtë aspekt, ka një shqetësim real që në rastin konkret SHBA ka humbur modelin referuar për standardet e demokracisë, që më parë ishte pikë referimi.