Foto nga paparazzi/ Damian Gjiknuri heq dorë nga formaliteti i deputetit, zgjedh biçikletën
Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë formal dhe me veshjet që një politikani i shkojnë për hir të statusit që ka. E kemi fjalën për Damian Gjiknurin dhe stilin e tij të veshjeve. por ashtu si vetë deputeti ka treguar, formaliteti, nuk është përzgjedhja e tij më e dashur.
Kjo për faktin, se sa herë mundet dhe detyra ia lejon, deputeti i Partisë Socialiste shfaqet sportiv. E nëse në Parlament i duhet të jetë me kostum, madje dhe me kollare, në të përditshmen e tij gjithnjë ish-ministri preferon sportiven.
Të shpeshta kanë qenë rastet, kur paparaci ynë ka mundur ta sjellë krejt ndryshe Gjiknurin. Me tuta sportive dhe tërësisht komod në përzgjedhjen e tij, deputeti duket se shfaqet i relaksuar në veshjet që zgjedhë kur nuk i duhet të jetë pjesë e botës politike. Por duket se ky stil sportiv, shkon edhe me mënyrën e tij të jetesës. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në rrugët e Tiranës, teksa Damiani zgjidhte një biçikletë për të lëvizur. I veshur me tuta dhe një triko sportive, ai mbante veshur edhe një palë atlete, si për t’ia lehtësuar pedalimin.
Me syzet e diellit të vendosura, vështirë se shumë prej kalimtarëve mund ta kenë vënë re se në fakt, personi që ka qenë duke ecur me biçikletë është një ndër emrat më të njohur të politikës. Mesa duket kjo përzgjedhje e tij është një mënyrë e mirë për t’i shpëtuar trafikut, por edhe për t’u ushtruar disi gjatë momenteve që ai ka mundësi. Duhet thënë se kjo është ndër rastet e radha, që një politikan, heq dorë nga komoditeti që detyra ia ofron, për të zgjedhur një mjet si biçikleta. E duke qenë se bëhet fjalë pikërisht për Damian Gjiknurin, jemi të sigurt që pamje të tilla, do të vijojnë të vijnë në redaksinë tonë, duke zbuluar shumë për natyrën e tij krejt sportive.