Kur do të nisë armëpushimi në Gaza? Hamasi plotëson kushtin, dorëzon emrat e pengjeve izraelite që do të lirohen
Mediat izraelite raportojnë se emrat e pengjeve që do të lirohen nga Hamasi janë dorëzuar.
Dorëzimi i emrave ishte kusht nga Izraeli për vendosjen në zbatim të marrëveshjes së armëpushimit.
Kjo listë me emra ka qenë pengesa kryesore pse Benjamin Netanyahu vonoi fillimin e armëpushimit këtë mëngjes, i cili do të fillonte në orën lokale 08:30.
Një pjesë e marrëveshjes nënkupton se lista duhej të jepej të paktën 24 orë përpara. Më herët, Hamasi deklaroi se arsyeja e vonesës ishte për shkak të një çështjeje “teknike”.