Sherr mes dy të miturve në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital
Dy të mitur të moshës 14-vjeç janë përfshirë në një konflikt mes tyre. Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë.
Të miturit janë përplasur me njëri-tjetrin. Bëhet me dije se njëri prej tyre është shoqëruar në komisariat, ndërsa i mituri tjetër ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
NJOFTIMI:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.
Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–