Mon, Jan 20, 2025

Sezeri, parukieri i famshëm në Shqipëri,por i papërfillur në shtëpinë e tij në Turqi

  • PublishedJanuary 20, 2025

Sezeri, parukieri i famshëm në Shqipëri,por i papërfillur në shtëpinë e tij në Turqi

Sezer Arslan është një nga parukierët më të njohur dhe të kërkuar në Shqipëri, i njohur për kujdesin ndaj imazhit të figurave publike dhe të famshme. Ai ka fituar një reputacion të fortë për stilin dhe aftësitë e tij, duke u bërë një emër i njohur në industrinë e bukurisë. Megjithatë, edhe pse është shumë i njohur dhe i kërkuar në Shqipëri, në shtëpinë e tij në Turqi, Sezeri përballet me një tjetër realitet.

Në një intervistë për emisionin “Shije Shtëpie” në TV Klan, Sezer Arslan ka rrëfyer se, ndonëse ka tentuar t’u shpjegojë familjarëve të tij punën e tij dhe arritjet që ka pasur, ata ende nuk e kuptojnë plotësisht sa i njohur dhe i suksesshëm është. Sezeri ka shpjeguar se kjo është një sfidë për të, pasi në Turqi, ndryshe nga Shqipëria, kjo industri nuk është gjithmonë aq e vlerësuar dhe njohur.

Megjithatë, suksesi i tij është mirëpritur nga familja, megjithëse ai kujton një episod disi të pakëndshëm me vëllain e tij të vogël. Sezeri thotë se vëllai i tij, në fillim, kishte ndjerë xhelozi për të, duke qenë se ai kishte arritur të bëhej një emër i njohur, ndërsa ai ende ishte në hapat e parë të karrierës.

Sezer: Më ka ndodhur me vëllain e vogël kjo gjë. Ne kemi 6 vjet diferencë edhe në një muhabet të shtëpisë që ishim të ulur dhe mirë që kam pasur edhe mamin, motrat e mëdha, vëllezërit dhe mirë që ka folur atje. Kam dëshmitarë dhe unë i vura në kokë fjalët që ti pse ikën shumë andej-këtej, ti pse blen shumë gjëra?

-Po pra, fillojnë bëjnë ca llogari që s’iu takojnë, fillojnë bëjnë llogaritë e tua.

Sezer: I thashë, vëlla, kam punuar 10 vite. 18 vjeç kam ardhur, kam luftuar vetë, kam bërë vetë. Çfarë kam më shumë se ti? Ti pse nuk bën? Dhe kam filluar të flas edhe para mamit, mami prekej, unë flisja me vëllain. Mami prapë prekej se e ka të vogël, unë prapë drejt e drejt. Pastaj e pashë që është i vogël, mund të ketë por s’ka problem, është vëllai im. E mora, e bëra parukier, hapi dyqanin e vet, tani është si unë. I dhashë drejtim dhe e fitova edhe atë pastaj.