Dëmtimet si makth për Partizanin, ndalen dy lojtarë
Vit i ri, “sëmundje” e vjetër. Dëmtimet vijojnë të jenë një problem konstant te Partizani.
Në fitoren e djeshme kundër Teutës në “Niko Dovana” dy lojtarë lanë fushën e blertë për shkak dëmtimesh. Fillimisht Buxhelaj ia la vendin Bytyçit në minutë 53-të për shkak të një lëndimi që mbetet i paqartë për momentin. Më pas ishte radha e Bintsuka, që u ndal gjatë një sprintin dhe menjëherë kërkoi ndërrim.
Për kongolezin duket si një tërheqje muskulore, e cila shpresohet të jetë e një grade sa më të ulët, në një moment kur pas largimit të Mba, opsionet në sulm janë me pikatore. Sot dhe nesër pritet të mësohet specifika e dëmtimeve, teksa në infermieri janë edhe Qirko e Kote.