Alvarez bën heroin, Atletiko përmbys “aspirinat”, Dortmund largon Sahin pas humbjes ndaj Bolonjës
Atletico Madrid “përmbys” Bayer Leverkusenin, në një sfidë të “çmendur” në Wanda Metropolitano. Ekipi madrilen arriti të bëjë një pjesë të dytë pefekte duke treguar karakter dhe duke arritur të kthejë rezultatin në favor. Fraksioni i parë foli për “Aspirinat” e Xabi Alonsos. Sfida u vështirësua për “Los Cholchoneros”, kur Barrios do të linte skuadrën e tij me 1 lojytarë më pak pas daljes nga loja me karton të kuq. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Hincapie do të shfrytëzonte saktë një harkim nga e djathta dhe në shtyllën e dytë me kokë do t’i jepte avantazhin miqve në sekondat e fundit.
Megjithatë në pjesën e dytë, sulmuesi argjentinas Julian Alvarez konfirmoi edhe njëherë tjetër se përse skuadra e Atleticos shpenzoi aq shumë për të për ta marrë nga City. Fillimisht gjeti golin e barazimit në minutën e 52. Hincapie me kartonin e dytë të verdhë, barazoi krahas rezultatit edhe forcat në fushën e lojës, me 15 minutat e fundit në të cilat vendasit tentuan gjithçka për ta fituar sfidën. Dhe do të vinte minuta e 90 dhe e fundit e kohës së rregullt, kur skuadra e El Cholo Simeones do të siguronte fitoren, një pasim i Correas ndiqet mjaftë mirë nga Alvarez që shmang edhe portierin e miqve dhe e dërgon topin në rrjetë. Me këtë fitore Atletico parakalon gjermanët në renditje, megjithatë të dyja skuadrat ende janë mes 8 skaudrave më të mira.
Me përmbysje fiton edhe Bologna, në “Renato Dall’Ara” ndaj Borussias së Dortmundit. Klubi gjerman nuk mund të presë më gjatë, me krizën e rezultateve që ka mbërthyer verdhezinjtë. Humbja nga Bolognës në këtë mënyrë, ka bërë që vetë klubi gjerman të lajmërojë largimin nga detyra të teknikut Nuri Sahin.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me falë një penalltie të ekzekutuar me “Panenka” nga sulmuesi Guirassy. Përmbysja e bolonjezëve erdhi në pjesën e dytë, kur në vetëm 60 sekonda, të besuarit e Vincenzo Italianos i ndëshkuan gjermanët dy herë me Dallingan dhe Iling Junior. Dormtund pas kësaj humbje mbetet në vendin e 13 me 12 pikë, ndërsa Bologna falë fitores së parë në këtë sezon në Champions, zgjon shpresat për Play Off teksa ndodhet në vendin e 27 me 5 pikë.