Sun, Nov 24, 2024

Prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët duke vënë muzikë të lartë, procedohen penalisht pronarët e 2 lokaleve në Durrës

  • PublishedJune 11, 2023

DURRËS

Prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët duke vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre, procedohen penalisht pronarët.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve në disa lokale në zona të ndryshme të qarkut, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat pronarët e këtyre lokaleve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasit O. D., 36 vjeç dhe Sh. K., 55 vjeç, të dy banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.