Wed, Jan 22, 2025

“Penalizimi im…”/Xumi flet pas daljes nga ‘BBVA’: Me Eglin i kam shkëputur kontaktet

  • PublishedJanuary 22, 2025

“Penalizimi im…”/Xumi flet pas daljes nga ‘BBVA’: Me Eglin i kam shkëputur kontaktet

Xum Allushi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 mbrëmjen e djeshme, pas një nominimi direkt me Eglin.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, Xumi ndau përvojën e tij nga brenda shtëpisë dhe reflektimet mbi eliminimin. Ai deklaroi se sinqeriteti i tij mund të ketë qenë arsyeja kryesore që çoi në daljen nga gara.

Sa i përket marrëdhënies me Eglin, Xumi tha se çdo mosmarrëveshje mes tyre ka mbetur brenda shtëpisë.

Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi. Mami e ka ditur që ndjenjat e mia kanë qenë të pastra. Zgjodha të isha i vërtetë dhe në asnjë koment skam pasur kritike nga ajo. E rëndësishme është që kam parë krenari në sytë e saj. Sigurisht që çdo gjë u mbyll në shtëpi. Unë prej ditësh e kisha shkëputur kontaktet me Eglin.”, u shpreh Xumi.