Kaq ishte! Stresi dhe Don Xhoni pajtohen pas përplasjeve
Pas tensioneve dhe përplasjeve virtuale që kanë përfshirë dy reperët e njohur Stresin dhe Don Xhonin, duket se paqja është rikthyer mes tyre. Ish-deputeti Gani Geci ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë pajtim, duke i mbledhur të dy artistët në kullën e tij në Llaushë.
Geci ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e tij në Facebook, ku ka publikuar një fotografi përkrah Stresit dhe Don Xhonit, duke konfirmuar arritjen e pajtimit mes tyre. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e unitetit mes shqiptarëve dhe nevojën për të tejkaluar përplasje dhe konflikte të pastritura.
“Të dashur miq, sonte në kullën tonë në Llaushë ishin mysafirë dy artistë të mëdhenj të muzikës rep: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është: ‘Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë, jemi pak për t’u sharë me njëri-tjetrin.’ Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën!”, shkroi ai.