Egnatia “pa frena” në merkato, vjen përforcimi i radhës për rrogozhinasit
Egnatia ka prezantuar afrimin e radhës në skuadër. Bëhet fjalë për sulmuesin Saliu Guindo. Ai është një emër i njohur për Superioren ku më herët ka qenë pjesë e Skënderbeut, Bylisit dhe Laçit.
Sulmuesi nga Mali ka fituar “Këpucën e Artë” në vitin 2022 kur ishte pjesë e skuadrës së Laçit.
Postimi i plotë
Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve.
Sulmuesi i njohur për kampionatin Shqiptar është afrimi më i fundit i Presidentit Demrozi.
Pas firmosjes së kontratave , futbollisti i bashkohet ekipit në stërvitje.