Mon, Nov 25, 2024

Shpërbëhet banda shqiptare e kanabisit në Spanjë, 3 të rinjtë kapen në plantacionin me mbi 10 mijë rrënjë

  • PublishedJune 11, 2023

Autoritetet spanjolle në Muntanyes de Prades të Barcelonës kanë kryer një ndërhyrje në një plantacion të rritjes së kanabisit, i cili kontrollohej nga disa shtetas me kombësi shqiptare.

Raportohet se plantacioni i goditur nga policia kishte më shumë se 10 mijë rrënjë kanabisi dhe përfshinte një hapësirë prej më shumë se 1 kilometër katror.

Po ashtu në zonën përreth kanabisit u gjetën disa armatime, ndërsa u arrestuan dy 25-vjeçarë dhe një 28-vjeçar, të gjithë me kombësi shqiptare.

Përveç 10,112 bimëve, ekzistonte edhe një sistem vaditjeje i përbërë nga tuba plastikë për transportin e ujit të vendosura në një luginë të sipërme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.