Ismajli rikthehet në “modë”, Napoli gati të paguajë 8 milionë euro
Emri i Ardian Ismajlit rikthehet edhe një herë në modë në Serie A, pasi Napoli po mendon në këto ditë të fundit të merkatos të gjejë një qendërmbrojtës të ri në treg, por e ardhmja e futbollistin kuqezi është e lidhur ngushtë me atë të Rafa Marin.
Mediat italiane shkruajnë se Ismajli është opsioni i parë nëse nga Napoli largohet Marin. Spanjolli kërkohet nga ekipi i Villareal për një huazim të thatë për 4 milionë euro. Nëse kjo marrëveshje realizohet, atëherë Napoli do të tentojë gjithçka për gjithçka për të bindur Empolin të lë të lirë Ismalin.
Ky operacion pritet të kushtojë ekipit të Napolit 8 milionë euro, aq sa kërkon Empoli për ta lënë të lirë. Ismajli është një profil që pëlqehet nga Conte pasi një është një lojtar që ofron garanci, e njeh shumë mirë Serie A, nuk do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me ekipin e ri.
()