Një Milan “i çmendur”, përmbys Parmën në shtesë, Conceiçao sqaron përplasen me Calabria-n
Një Milan “i çmendur”, një fitore e çmendur 3-2 përballë Parma-s që afron “djallin” me “zonën euro”. Ekipi i Conceiçao-s vijon sezonin me ulje ngritje, jo vetëm nga një ndeshje në tjetër, por dhe brenda një 90-minutëshi.
Parma i befasoi brenda në “San Siro” me Cancelleiri-n që realizoi një gol të bukur në minutën e 24-të. Në të 38-tën, Milan fitoi një 11-metërsh, nga pika e bardhë Pulisic u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1.
Në fraksionin e dytë, Conceiçao bërë një rotacion në fortë duke ulur në stol katër titullarë, mes tyre Leo, Theo e Morata, dukshëm me mendjen te sfida e fundit në Champions, por këto lëvizje pak një efekt të madh në lojën e kuqezinjve, me Parmën që i ndëshkoi sërish në minutën e 80-të me Del Prato-n.
Milan besoi deri në fund dhe në shtesë vunë në jetë një përmbysje të madhe. Fillimisht ishte Reijnders që barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 92-të, ndërsa në aksionin e fundit, në frymën e fundit, Chukwueze realizoi golin e tretë dhe të fitores duke sjell festë në “San Siro”.
Fundi i ndeshjes prodhoi një incident të pahijshëm me Conceiçao-n që u kap verbalisht me Calabria-n. Pas ndeshjes, dy protagonistët e këtij episodi pranuan se ishte një keqkuptim, një moment që u mbyll aty, pasi këto janë gjëra që ndodhin në fushë.
Tekniku portugez sqaroi më pas se lojtarët e zëvendësuar si Theo Hernandez dhe Leao do ta nisin takimin kundër Dinamo Zabgreb nga minuta e parë. Conceiçao shtoi ndër të tjera në konferencën për shtyp se këtij ekipi i mungon ekuilibri mes mbrojtjes dhe sulmit.
()