Sun, Apr 20, 2025

Juve “josh” Xavi-n, Vlahovic refuzon Al Nassr, prezantohet Veiga

  • PublishedJanuary 28, 2025

Juve “josh” Xavi-n, Vlahovic refuzon Al Nassr, prezantohet Veiga

Nga Franca, prestigjiozja L’Equipe, trondit shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, duke bërë publike një lajm që pa diskutim shqetëson trajnerin Motta. L’Equipe shkruan se Juve po mendon për një opsion të shpejt për post Thiago Motta, nëse ky i fundit nuk rikthen ekipin në shina. Madje e përditshmja franceze shkon edhe më tej duke shtuar se përfaqësues të Juves kanë kontaktuar Xavi Hernandez, ish trajnerin e Barcelonës.

Ky lajm gjeti shpejt hapësira në të përditshmet italiane, por për të hedhur poshtë këto zëra ka menduar Tuttosport. Sipas të përditshmes torineze, Motta nuk është në rrezik edhe nëse Juve nuk arrin të kualifikohet për më tej në Champions League. Motta ka një kontratë me “Zonjën e Vjetër” edhe për 3 vite të tjera, duket shumë e vështirë që Juve të marrë përsipër një kosto kaq të madhe financiare për të shkarkuar trajnerin. Edhe nga burime pranë klubit për TuttoSport, kanë mohuar në mënyrë kategorike që trajneri është në dyshim, e aq më pak të kenë kontaktuar me Xavi-n.

Corriere
Corriere

Një tjetër çështje e nxehtë në shtëpinë e Juves është Dusan Vlahovic. Serbi u hodh si zëvendësues ndaj Napolit, luajti vetëm pak minuta, një shenjë kjo që nga këtu e deri në fund të këtij sezonit pozicionin i tij në skuadër nuk është aspak i sigurt. Vlahovic pritet të largohet në verë, por ka disa skuadra që po tentojnë që në janar për të joshur sulmuesin serb. Al Nassr ka kërkuar informacione për Vlahovic, me sheikët që kërkojnë t’i bëjnë një dhuratë trajnerit Pioli, por kanë marrë menjëherë një “Jo” të prerë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, Juve ka bërë zyrtare afrimin e Renato Veiga, me mbrojtësin portugez që firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2025. Në këtë mënyrë bie përfundimisht pista Ismajli.

()


AlbaniaWeb.net