Sun, Feb 2, 2025

EMRI/ U ndje keq gjatë një seance gjyqësore në Apel, ndërron jetë avokati

  • PublishedJanuary 28, 2025

EMRI/ U ndje keq gjatë një seance gjyqësore në Apel, ndërron jetë avokati

Ka ndërruar jetë në spital ditën e sotme avokati Gjovalin Ulndreaj, pasi u ndje keq gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

Avokati Gjovalin Ulndreaj

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00, kur avokati shfaqi probleme shëndetësore serioze. Pas këtyre shqetësimeve, seanca gjyqësore u ndërpre menjëherë, ndërsa avokati u transportua në urgjencën e QSUNT-së.

Për shkak të këtyre komplikacioneve shëndetësore, avokati Ulndreaj ndërroi jetë në ambientet e spitalit.

Gjovalin Ulndreaj ishte anëtar i Dhomës së Avokatëve në Shkodër.

NJOFTIM 

Sot në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati z. Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër.

Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.