Sun, Nov 24, 2024

“Të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim”, Berisha publikon videon dhe akuzon punonjësen e OSSHE: Votoi për qytetaren në Elbasan

  • PublishedJune 12, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot me video raste të shkeljes së ligjit gjatë votimit elektronik në Elbasan.

Sipas tij janë disa persona pranë PS, mes të cilëve dhe një punonjëse të OSSHE, që kanë votuar në vend të qytetarëve, ose u kanë diktuar votën atyre. Po ashtu sipas tij ka pasur edhe votim masiv familjar në një qendër votimi në Labinot Mal.

“Të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim”, Berisha publikon videon dhe akuzon punonjësen e OSSHE: Votoi për qytetaren në Elbasan

Në serinë e farsës elektorale kam sjellë para jush dokumente në video që faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhinë Elbasan.

Rolin si kriminel të operatorëve socialist. Kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve. Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve.

Unë ftoj të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj…

Kjo është Xhulia Çolla, punonjëse e OSSHE në Elbasan, që voton në vend të qytetares. Tre qytetarë votojnë 3 herë në këtë qendër. Në komunën Labinot Mal, kapen duke bërë votim masiv familjar”, tha Berisha.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.