Bylis bën një tjetër lëvizje në merkato, firmos mesfushori i ardhur nga Greqia
Klubi i Bylisit ka bërë një tjetër lëvizje në merkato gjatë janarit, duke afruar një futbollist që mendon se do të ndihmojë ekipin e Nevil Dedes. Aleksandros Baci, mesfushori shqiptar i cili është rritur në futbollin grek, është bërë pjesë e ballshiotëve dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me ta. Baci ka qenë së fundmi pjesë e ekipit të kategorisë së tretë greke, Panafpliakos-Iraklis, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën në Shqipëri, pasi ka firmosur për tre vite e gjysmë me Bylisin.
Ai pritet të jetë një element më shumë në dispozicion për trajnerin Dede, por njëkohësisht 20-vjeçari parashikohet që të nisë të marrë minuta fillimisht me skuadrën U21 të ballshiotëve.