Mon, Apr 21, 2025

NBA/ Zhgënjejnë “Big-ët”, Lakers e Milwaukee humbasin, rikthehet tek fitorja Golden State

  • PublishedJanuary 29, 2025

NBA/ Zhgënjejnë “Big-ët”, Lakers e Milwaukee humbasin, rikthehet tek fitorja Golden State

4 ishin sfidat e zhvilluara të martën në mbrëmje në sezonin e rregullt të NBA. Një mbrëmje emocionuese kur nuk munguan as suprizat.

Ditë zhgënjyese për disa nga skuadrat pretendente për titull në NBA. Pas katër fitoresh radhazi, skuadra e Lakers u mund 118-104 nga Philadelphia. LeBron James realizoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për Lakers, ndërkohë që për vendasit shkëlqeu Tyrese Maxy me 43 pikë.

Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u ndal 125-112 nga Portland. Antetokounmpo realizoi 39 pikë e 12 rebound për Bucks, por që mbetën për statistikë. Për Portland u dallua Deni Avdija me 30 pikë.

Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që mundi 114-103 Utah Jazz. Vendimtar stoli i skuadrës së Warriors, nga ku erdhën 51 pikë.

Fitore të vështirë korri jashtë fushe Houston, që mundi 100-96 Atlanta. Jalen Green me 25 pikë ishte lider në fushë për miqtë.


AlbaniaWeb.net