Sun, Nov 24, 2024

Ekzekutimi i familjes shqiptare nga 61-vjeçari grek dhe dënimi me 4 burgime të përjetshme/ Motra e viktimës: Akt i paramenduar, prej 1 jave përgatiste…

  • PublishedJune 12, 2023

Në emisionin “Me zemër të hapur” nga moderatorja Evis Ahmetaj në News24, u diskutua për ekzekutimin familjes shqiptare nga një shtetas grek, i cili u dënua me 4 burgime të përjetshme.

61-vjeçari Sakis Varvaresos do të vuajë dënimin pa asnjë masë lehtësuese për vrasjen me paramendim të 32-vjeçarit Armando Kloci, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.

Motra e viktimës, Maries në një lidhje telefonike u shpreh se ‘molla e sherrit’ ishte nëna e autorit, e cila ankohej për zhurmë të kryer nga fëmijët. Sakaq tha se prej 1 jave, autori përgatiste varret, duke haur gropa.

“Lajmin e morëm vesh nga avokatja. Atë që presim ne është pak. Për dënimin që mori, e meritonte dhe e prisnim. Dënim me vdekje do ishte më e drejtë. Nuk kishte arsye për aktin. molla e sherrit ishte nëna e vetë dhe këtë e ka pranuar pak a shumë. Arsyet ishin banale. Qiraja e parapaguar për dy muaj, nuk ekziston si pretekst. Ai vetë ka pohuar se fëmijët bënin zhurmë dhe shqetësonin nënën, por këto janë arsye banale.

Autori e ka paramenduar dhe i parapërgatitur për veprimet e bëra. Kishte një javë që hapte gropat dhe kishte përgatitur gjithçka. Sipas avokates së familjes, autori nuk ka shprehur pendesë.

Jam pak e lehtësuar për vendimin, në mënyrë që të qetësohen shpirtrat e tyre. Nëna dhe babai janë të rënduar psikologjikisht. Mami gjithë kohës më pyet ‘pse e ka bërë’. Do të dijë arsyen.

Janë vrarë fillimisht kunati dh motra, pastaj fëmijët 1 dhe 2 vjeç. Kur foli për fëmijët tha se nuk mbante gjë mend. Gjendja e fëmijës që shpëtoi është mirë, por i mungon familja e vetë. Por, e ka përjetuar shumë keq. Nuk e kam takuar pasi jam në proces dokumentesh, pro flas shpesh me nipin. Djali ishte prezent në ambientet e gjykatës ku u mbajt seanca gjyqësore, pasi e ka kërkuar vetë”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.