Sulmuesi shqiptar deklaroi se nuk lëviz në janar, një tjetër emër i madh i Serisë A fiksohet pas Kristian Shpendit
Kristian Shpendi deklaroi një ditë më parë se nuk ka ndër mend që të lëvizë nga Çezena deri në fundin e këtij sezoni, ku klubi po lufton për të siguruar një vend në play-off për ngjitjen në Serinë A.
Ai përsëri se nuk kishte asnjë lloj informacioni rreth zërave të merkatos që e shihnin si një lojtar që u intereson klubeve të mëdha në Serinë A e jo vetëm, me Benfikën e cila i ishte shtuar listës së pretendentëve. Shpendi theksoi se të gjitha i mësonte nga mediat dhe këto të fundit raportojnë sot se ai është kthyer në objektivin e merkatos të një tjetër emri të madh në Itali.
Roma po kërkon një qendërsulmues për të zëvendësuar Dovbik, i cili nuk e përballon i vetëm barrën e një sezoni si i vetmi në këtë pozicion te verdhekuqtë dhe ka piketuar pikërisht Shpendin si një lojtar që mund të kryejë këtë rol. Klaudio Ranieri raportohet se ka dhënë pëlqimin e tij dhe Roma do të bëjë një tentativë që të shkëputë lojtarin nga Çezena para mbylljes së merkatos së janarit. Nëse nuk bëhet gjë realitet në këtë dritare, verdhekuqtë do të kenë të hapur mundësinë e vijimit ë bisedimeve për të në verë.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL